Abe dhe Trampi thonë se janë të njoftuar me gjendjen shëndetësore të liderit koreanoverior

Kryeministri i Japonisë, Shinso Abe sot deklaroi se është i njoftuar me raportet për shëndetin e liderit koreanoverior Kim Xhong-un dhe se me kujdes të madh e ndjek zhvillimin e ngjarjeve.

Paraprakisht edhe presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka “pasqyrë mjaft të qartë” për gjendjen shëndetësore të Kim, por se “tani nuk mund të flasë për këtë”, transmeton MIA.

Mediet botërore nga java e kaluar publikuan se gjendja shëndetësore e Kim është në rrezik, ndërsa shumë persona spekuluan edhe se ka ndërruar jetë. Ai nuk është paraqitur në publik nga 11 prilli, ndërsa sipas disa informacioneve, kishte pasur operacion në zemër dhe është në gjendje të keqe shëndetësore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button