Aksion guerile në Manastir: “Lërëni të kaloj Fiqa, mbani distancë”

Grupacioni “Info Aksion” ka zbatuar një aksion-guerile në Manastir, që të përkujtoj qytetarët të mbajnë distancën prej dy metra mes njerëzve, që të parandalohet përhapja e virusit korona, njofton Portalb.mk.

Aksioni “Lëreni të kalojë Fiqa, mos u shtyni, mbani distancë”, inspirimin e gjen në anekdotën e periudhave të 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar, kur gjithçka që është ndërtuar, është dashur të lihet hapësirë e mjaftueshme që të kaloj Fiqa. Hapësira që të kaloj një fiqë është rreth 2 metra, hapësirë kjo e rekomanduar edhe për parandalimin e COVID-19.

“Ky aksion fillimisht është dedikuar për gjeneratat më të vjetra të cilët janë më të ndjeshme ndaj virusit, ndërsa shumë shpesh harrojnë ta respektojnë distancën e rekomanduar prej 2 metra. Shpresojmë se Fiqat e verdha do t’i përkujtojnë qytetarët që në mënyrë më ët vetëdijshme të mbajnë distancë, të paktën aq sa të kalojë Fiqa mes tyre”, kanë thënë aktivistët.

Në kuadër të aksionit, janë bërë edhe afishe të cilat përkujtojnë në nevojën e mbajtjes së distancës, si dhe në rekomandimet e përgjithshme për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button