fbpx

Zelanda e Re nis daljen nga izolimi

Zelanda e Re nisi të martën heqjen graduale të masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke ulur nivelin e kërcënimit nga katër në tre, zyrtarët thanë se disa biznese jothelbësore dhe shkollat rinisin operimet nga sot. Rreth 400,000 njerëz iu rikthyen punës, transmeton REL.

Zelanda e Re, falë izolimit dhe mbylljes së kufijve, ka arritur ta frenojë koronavirusin herët.

Ajo ka raportuar më pak se 1,500 raste të të infektuarve dhe 19 viktima. Një ditë më herët, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se virusi aktalisht ëshë eliminuar.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë, duke thënë se situata aktuale nuk do të thotë “fund total” i rasteve të reja me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button