fbpx

Avramopulos: Zgjerimi i NATO-s nuk është argëtim

Zgjerimi i NATO-s nuk është argëtim i hapur shtëpiak, deklaroi në Bruksel, në takimin e Aleancës, shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos.

Shefi i diplomacisë greke deklaroi edhe atë se “të gjithë duhet të vendosin se përcaktimi i kufijve të Ballkanit është përfundimtar, ndërsa çështjet e pazgjidhura në rajon nuk guxojnë të futen në Aleancën”. Avramopulos deklaroi se lidhur me zgjerimin e Aleancës, Greqia fuqimisht e mbështet atë plan, si vegël e konsolidimit të paqës, sigurisë dhe përparimit të rajonit, por theksoi se “doemos duhet të respektohen parimet dhe kushtet fundamentale të NATO-s, duke përfshirë edhe marrëdhëniet ndërfqinjësore”.

Avramopulos i potencoi edhe reperkusionet historike të nacionalizmit dhe populizmit në rajonqë përshkruajnë situatën aktuale të Ballkanit, si dhe se pretendimet territoriale, irredentizmi dhe populizmi dominojnë në skenën politike vendore tek disa vende të caktuara në rajon. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button