fbpx

Kallëzim penal për 26 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut dhe 31 vjeçarin nga Shqipëria

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) raportoi se ka ngritur kallëzim penal ndaj 31 vjeçarit V.P. nga Shqipëria dhe 26 vjeçarit L.M. nga Gostivari, transmeton Portalb.mk.

Ata dyshohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ashtu që V.P. në shkurt të këtij viti e ka sjellë lëndën nga Shqipëria në RMV, ku u ble nga L.M.

Të dy, dyshohet se këtë lëndë të paketuar në qese plastike në Strugë ja dorëzojnë D.S., E.N. dhe F.A. për ta transportuar në Gostivar. Derisa të tjerët u nisën për në Gostivar, shtetasi i Shqipërisë u nis për në Shqipëri përmes pikës kufitare “Qafë Thanë”.

“Zyrtarët policorë nga Departamenti për punë të brendshme-Kërçovë në vendbanimin Goricë, në afërsi të pompës së benzinës në Kërçovë, kanë ndaluar veturën “Audi A3” e drejtuar nga L.M. dhe veturën “Opel Meriva” të drejtuar nga D.S., ndaj të cilëve është kryer kontroll, gjatë së cilës nën ulësen e shoqëruesit të drejtuesit u gjet qese me 1655 gram marihuanë”, raportojnë nga MPB-ja.

Më 23 prill, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e L.M., të cilin edhe e morën në paraburgim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close