Si e menaxhoi pandeminë Japonia, flet sipërmarrësi shqiptar që po qëndron në Tokio (VIDEO)

Sipërmarrësi nga Peja i cili është duke qëndruar në Tokio, Mithat Haxhiislami, ka treguar se si shteti i Japonisë e ka menaxhuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova, ai ka thënë se përdorimi i maskës që është edhe pjesë e traditës së japonezëve, është masa kryesore në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Fatkeqësisht situata ende nuk është tejkaluar, por ne jemi ende mbrapa me vendet tjera të botës sa i përket përhapjes së koronavirusit. Masat rigoroze janë marrë kryesisht tani këtë javë – qëllimi i Qeverisë është që ta reduktojë lëvizjen e njerëzve deri në 80 për-qind. Deri në javën e kaluar nuk ka pasur sukses, por këtë javë si duket ka përparim sepse populli i ka marrë seriozisht rekomandimet”.

“Ndërkohë numrin e të infektuarve që e kemi është i ulët, por edhe testimet janë të ulëta – i kemi diku rreth 152,000 testime. Pozitivë janë diku 13,500 raste. Vdekje i kemi dikur rreth 350 raste në total. E mira e kësaj është që bartja e maskës është një kulturë e vjetër dhe kjo po rezulton në gjëra pozitive. Edhe higjiena personale si mosmbathja e këpucëve brenda shtëpisë”.

Haxhiislami, që është edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, ka bërë të ditur se janë dikur rreth 130 shqiptarë që jetojnë në Japoni dhe ata të gjithë janë mirë sa i përket koronavirusit.

“Unë mund t’ju siguroj se maska është një preventivë shumë me vend. Jam i bindur se maska do të bëhet pjesë përbërëse e veshjes sonë. Sepse ju e pamundësoni bartjen e virusit tek personi tjetër. Unë besoj se maska është një ndër gjërat kryesore që po luan rol në Japoni”.

“Japonezët janë shumë skeptik për çfarëdo informate që vjen nga Kina. Normalisht që Kina i kontrollon gjërat në mënyrë të rreptë – fjala nuk është edhe aq e lirë. Përhapja e pandemisë iu ka kushtuar atyre goxha shumë sepse shkaku i kësaj situatë gjërat janë përkeqësuar sa i përket prodhimtarisë”.

“Nuk kam dyshim se Kina nuk është duke e treguar të vërtetën, aty ka ndodhur diçka që ne nuk e dimë. Ndoshta vetëm Kina e ka vaksinën kundër këtij virusi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button