Manastir, femrat ruse do ta ndihmojnë rritjen e natalitetit

Shoqata maqedono-ruse nga rajoni i Manastirit paralajmëron rritja të numrit të kurorëzimeve ndërmjet maqedonasve dhe ruseve, me qëllim të shtimit të natalitetit. 

Nga vizita e tyre e fundit në Moskë, është arritur marrëveshje për martesa të reja, por megjithatë qëllimi kryesor është që në këtë periudhë të intensifikohet komunikimi për krijimin e më shumë bashkësive bashkëshortore të reja.
 
Shoqata do të mundësojë komunikim edhe përmes ueb faqes, me qëllim që sa më shumë maqedonas të njihen me femra ruse. Shpresohet që iniciativat e këtilla do ta rrisin natalitetin në rajonin e Manastirit, pasi të dhënat e fundit flasin për rënie të natalitetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button