FFM i dhuroi tri autoambulanca Klinikës për sëmundje kirurgjike

Muhamed Sejdini, kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut i dorëzoi Klinikës për sëmundje kirurgjike tri autoambulanca, transmeton Portalb.mk.

Të përballur me pasojat e krizës shëndetësore dhe duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në të cilën gjenden qytetarët e vendit, por para se gjithash gjendjen e të punësuarve në repartet shëndetësore, FFM vendosi që sadopak të zbusë gjendjen duke siguruar si donacion të auto-ambulancat.

Të pranishëm nga Klinika ishin drejtori Luben Arsenkov dhe drejtori ekonomik Nermin Shaqiri.

Përveç donacionit me përmbajtje tre auto-ambulanca, Federata vendosi mos të shfrytëzojë të drejtën e kthimit të tatimit për donacione dhe dhurata, që në këtë rast kap vlerën e 18% nga vlera e përgjithshme e tre auto-ambulancave dhe këto mjete gjithashtu orientohen në luftën me virusin COVID-19.

“Thjesht, ky është momenti dhe koha kur të gjithëve na kujton se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm së gjithçka. Përgjegjësitë tona sociale deri tani shumë herë i kemi dëshmuar, pasi kjo është një prej pikave më kyçe të punës në FFM dhe është përgjegjësi e jona të ndihmojmë me shpresë se do të kontribuojmë në zbutjen e pasojave të kësaj situate”, shprehet presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button