Ivanov takohet me Nishanin, Jahjagën dhe Vukanoviç

Kryetari Gjorge Ivanov, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e katërt rajonal presidencial në Budvë u takua veç e veç me kryetarët e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe të Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Qëllimi i këtyre takimeve është që dialogu politik mes vendeve fqinje të mbahet në nivel të lartë, në kuadër të perspektivës së përbashkët euro-atlantike.

Ata biseduan kryesisht për integrimet në BE dhe NATO, si dhe për tema tjera të cilat kanë për detyrë ta lehtësojnë këtë proces: përforcimi i proceseve demokratike dhe të reformave, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitja e investimeve rajonale, bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit e kështu me radhë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button