Ditët e fundit, më shumë të shëruar se të infektuar po regjistrohen në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, sikurse sot, po regjistron më shumë raste të shërimit nga virusin korona në krahasim me numrin e infektimeve të reja.

Në shtatë ditët e fundit, prej 21 prillit deri më 27 prill janë regjistruar 353 pacientë të shëruar, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë, janë regjistruar 175 raste të reja me virusin korona, ndërsa janë regjistruar 11 raste të vdekjes ku viktimat kanë qenë t infektuar edhe me virusin korona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë regjistruar 4 persona që kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërkaq janë regjistruar 13 raste të reja me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.399, të vdekurve 65, të shëruarve 553, ndërkaq momentalisht ka 781 raste aktive

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, një paciente 58-vjeçare nga Zhelina e Tetovës e cila është pranuar në klinikë më 21 prill dhe një paciente 81-vjeçare nga Kumanova, e cila është pranuar në spital më 15 prill. Të dy pacientet kanë qenë me tension të lartë të gjakut.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë 1 person nga Kumanovë në moshë 47-vjeçare, i cili është pranuar në spital më 3 prill në gjendje të rëndë dhe gjatë kohë ka qenë në aparat ventilimi. Ka ndërruar jetë edhe një person nga Manastiri i cili ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Manastirit. Pacienti ka qenë në moshë 66-vjeçare dhe në në gjendje të rëndë, me dobësi të zemrës dhe cirozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button