Rasmussen: Në NATO ka vend edhe për shtete tjera

Ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare të NATO-s mbrëmë në Bruksel vërtetuan se dera e Aleancës vazhdon të jetë e hapur për shtetet kandidate nga Ballkani.

“NATO dëshiron të zgjerohet në Ballkan dhe presim që Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia t’i bashkëngjiten Aleancës, por, gjithashtu, ata duhet që t’i përmbushin të gjitha kërkesat dhe standardet të cilat NATO i kërkon”, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Ai shtoi se NATO nuk do të bëjë kompromis sa i përket plotësimit të kritereve për hyrje në Aleancë dhe se dëshiron që të sigurohet se shtetet që aspirojnë për anëtarësim në NATO i përmbushin kriteret e nevojshme para anëtarësimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button