U publikuan rezultatet e Italisë në 24 orët e fundit për virusin korona

Italia vazhdon betejën kundër Covid 19, duke u futur në ditët e fundit të mbylljes së fazës 1 të një regjimi të hekurt masash izolimi të vendit e mbylljes së çdo aktiviteti tregtar e prodhues, transmeton OraNews.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 viktima e numri i tyre i përgjithshëm është 26 977.

Janë regjistruar 1739 raste pozitive më shumë e numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka arritur më 199 414.

Aktualisht pacientë pozitiv me koronavirus janë 105 813 e janë 290 më pak se një ditë më parë.

Çdo ditë e në përmirësim është gjendja e pacientëve që shërohen nga Covid 19. Dita e sotme ka regjistruar 1696 të shëruar më shumë se një ditë më parë e numri i personave të shëruar deri më sot nga virusi është 66 624.

Në 24 orët e fundit kemi 53 pacientë më pak në terapi intensive e numri i të shtruarve në këto reparte është 1956.

Në struktura spitalore janë 1019 pacientë më pak të shtruar e numri i pacientëve që po kurohen në sistemin spitalor janë 20 353.

Numri i tamponëve i kryer deri më sot në Itali është 1 789 662 ndaj 1 237 317 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button