Salloni i thonjve nën hetim pas vizitës së kryetares së qytetit

Departamenti i Liencimit dhe Rregullimit i Teksasit po heton disa ankesa se një sallon i bukurisë i ofronte shërbime kryetares së Beaumont në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Becky Ames pavarësisht urdhrit ekzekutiv të guvernatorit për mbylljen e salloneve të thonjve dhe flokëve, kështu tha Tela Goodwin Mange, zyrtare e informacionit publik në agjenci.

Kjo vjen pasi një foto u shfaq në mediat sociale javën e kaluar duke shfaqur Ames në një sallon të thonjve. Në kohën e vizitës, ekzistonin urdhra ekzekutiv që kërkonin që sallonet të mbeteshin të mbyllura për shkak të krizës së Covid-19, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Ames i tha filialit të CNN KFDM se ajo nuk po i bënte thonjtë e saj, por kishte shkuar në sallon për të marrë zgjidhjen e nevojshme për të hequr thonjtë e saj artificialë.

Një herë në sallon, kryebashkiakja tha që pronari e kishte futur atë brenda për disa minuta për t’i treguar se si të kryente procesin.

Ames tha që ajo dhe pronari i sallonit ishin vetëm në sallonin e mbyllur, të dy kishin maska, të paktën gjashtë metra larg, para se ajo të largohej brenda disa minutave, sipas KFDM.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Jefferson County po planifikon të hetojë veprimet e kryetares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button