Pendarovski bisedoi me sekretarin amerikan Pompeo, temë e diskutimit edhe Kosova

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin shtetëror të SHBAve-, Majk Pompeo, transmeton Portalb.mk.

“Në emër të qytetarëve të RMV-së dhe në emër të tij, presidenti Pendarovski shprehu ngushëllime për vdekjen e mbi 50 mijë qytetarëve amerikan si pasojë e virusit korona duke shpreh solidaritet me popullin amerikan”, raportojnë nga kabineti i Presidentit.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen informata në lidhje me gjendjen rreth menaxhimit me virusin korona. Pendarovski falënderoi sekretarin amerikan për ndihmën amerikane mbi një million dollar amerikane për menaxhimin e situatës.

“Presidenti Pendarovski e informoi sekretarin shtetëror Pompeo për ngjarjet e fundit në rajon, veçanërisht për çështjen e Kosovës”, njoftojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button