Rreth 90 milionë denarë janë grumbulluar në Fondin për virusin korona në Maqedoninë e Veriut

Venko Filipçe, Ministri për shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në Fondin për menaxhimin me virusin korona janë grumbulluar rreth 90 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi bërë një analizë të hollësishme çka duhet të blihet nga pajisjet e reparteve infektive këtu në Shkup, në Klinikë, në spitalin “8 Shtatori” dhe në të gjitha repartet e tjera infektive në spitalet ku trajtohen këta pacientë”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se nga java e ardhshme do të fillon shfrytëzimi i fondeve për blerjen e mjeteve mjekësore të nevojshme për menaxhimin e situatës.

“Dokumentacioni për atë që na nevojitet është gati dhe tashmë këtyre ditëve besoj se deri në fund të javës, ajo procedurë, në të cilën do të përdoret fondi nga buxheti i MSH-së do të përdoret për të blerë pikërisht pajisje të tilla”, premtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button