Qeveria e Kosovës grumbulloi 670 mijë euro nga diaspora

Besnik Bislimi, Ministri i Financave në Kosovë raportoi për gjendjen e llogarisë ku donatorët po dhurojnë të hollat e tyre për menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës në lidhje me virusin korona.

“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro”, deklaroi Bislimi.

Ai sqaroi se një shumë e donacioneve vijnë edhe nga qytetarët e Kosovës, si dhe nuk harroi të falënderon qytetarët për mbështetjen.

“Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19”, deklaroi Bislimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button