Në Holandë mund të tërhiqet vendimi për anulim të edicionit

Kampionati holandez, Eredivisie, mund të tërheq vendimin për anulim të edicionit, pasi po rriten kërcënimet për veprime juridike të klubeve të pakënaqura.

Javën e kaluar kampionati holandez i futbollit u anulua, ndërsa nuk u shpall kampioni. Po ashtu nuk u largua asnjë skuadër nga Eredivisie, kurse nuk pati promovim nga kategoria e dytë.

Pasoi një reagim i ashpër, por i pritur, i disa klubeve. Ndër të tjera reagoi Cambuuri që kishte 11 pikë epërsi në krye të tabelës në kategorinë e dytë. Cambuuri e kishte thuajse të siguruar kalimin në elitë.

Janë irrituar edhe Ajaxi dhe AZ Alkmaari që ishin në garë për titull të kampionit, me pikë të barabarta.

Futbolli në Holandë është goditur rëndë nga Covid – 19, ndërsa Federata e Futbollit të Holandës pritet të kërkojë ndihmë nga qeveria prej 400 milionë euro, për të mbuluar humbjet e mëdha.

Sipas Daily Mail po rriten zërat për të tërhequr vendimin për anulim.

“Unë mendoj se mund të tërhiqet. Konkludimi im është se nëse më shumë se gjysma e klubeve e kërkojnë tërheqjen e vendimit, atëherë kjo është e mundur”, ka thënë politikani holandez, Mark Boumans.

Optimizmi i tij jep shpresë për Cambuurin. Menaxheri i përgjithshëm i këtij klubi, Ard de Graaf ka thënë se pakënaqësia ndaj vendimit po shkon duke u rritur.

“Edhe një fëmijë mund të shoh se ka çështje ligjore këtu. Ne kemi vendosur për veprimet tona të para”, ka thënë de Graaf.

Marjan Olfers, njohës i ligjeve të sportit, ka thënë se veprime të suksesshme juridike janë të mundshme, por nuk do të arrihen lehtë dhe shpejtë.

Një klub tjetër i revoltuar është Utrechti, të cilit i është mohuar një vend në Ligën e Evropës, ndonëse kishte një ndeshje më pak se Willem II dhe kishte goldallim më të mirë.

Pronari i klubit ka thënë se tashmë ka angazhuar avokatët.

“Ne do të bëjmë çdo gjë të mundshme për të fituar drejtësia”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button