Qeveria e RMV-së reagoi në lidhje me masat shëndetësore për 1 maj dhe fundjavë

Qeveria e RMV-së ka demantuar se në mbledhjen qeveritare është zhvilluar ‘debat i nxehtë’ në lidhje me masat e qeverisë për 1 maj, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i demanton keqinformimet e publikuara në disa portale lidhur me mosmarrëveshjen e supozuar  rreth ndalimeve në lëvizje gjatë kohës së festës së një majit. E informojmë opinionin se Qeveria sot nuk mbajti  mbledhje, as që është caktuar sot mbledhje e tillë, as që ka pasur “debat të nxehtë”, as që ekziston ndonjë plan të tillë  për përforcimin e mëtejshëm të masave”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se do të vazhdohet me masat që janë miratuar para dis ditëve, duke theksuar mbajtjen e maskave, mbajtja e distancës dhe mosgrumbullimi i qytetarëve.

“Qeveria demanton se sot është mbajtur mbledhje e Qeverisë dhe se ka pasur “debat të nxehtë” për masat për festën e një majit, Keqinformimet janë kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin publik, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së, duke kërkuar nga mediat që të ‘tërheqin lajmet e rrejshme’.

Qeveria paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme do të vendoset për masat e fundjavës.

“Vendimet për kufizim në lëvizje për fundjavën e ardhshme do të miratohen në mbledhjen e parë të ardhshme, pasi e njëjta do të caktohet”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button