Këshilli i Evropës: Liria e shprehjes është një faktor kryesor për aftësinë e mediave që të raportojnë për Kovid-19

Liria e shprehjes, përfshirë edhe qarkullimin e lirë dhe me kohë të informacionit, është faktor kryesori për aftësinë e mediave për të raportuar mbi çështje që lidhen me pandeminë me Kovid-19m theksohet në  Udhëzimin e Këshillit të Evropës deri te qeveritë gjithandej në Evropë për respektimin e  demokracisë, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut në kontekstin e Krizës Sanitare që ndërlidhet me Kovid-19, që e ka dërguar Zyra e Këshillit të Evropës në Shkup, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

“Media dhe gazetarët profesionistë, veçanërisht radiodifuzerët publikë, kanë rol vendimtar dhe përgjegjësi të veçantë për të siguruar informata me kohë, të sakta dhe të besueshme për publikun, por edhe për të parandaluar panikun dhe për të forcuar bashkëpunimin midis njerëzve. Ata duhet t’i përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike për gazetari të përgjegjshme”, thuhet në këtë dokument të përkthyer në Maqedonisht në kuadër të projektit Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut – JUFREX 2.

Në Udhëzimin e Këshillit të Evropës theksohet se rrethanat e jashtëzakonshme mund t’i bëjnë gazetarët përgjegjës, të përmbahen nga botimi i informacioneve nga qeveria të destinuara për përdorim të kufizuar – si për shembull informacione për masat e ardhshme për të zbatuar një politikë më të rreptë izolimi.

“Çdo kufizim i qasjes në informacionet zyrtare duhet të jetë përjashtim dhe në proporcion me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit publik. Konventa për qasje në dokumente zyrtare (“Konventa Tromso”) e thekson nevojën për transparencë dhe parashikon që, me iniciativën e vet dhe kur është e përshtatshme, autoriteti publik do të ndërmerr masat e nevojshme për të bërë dokumente zyrtare publike për të inkurajuar pjesëmarrjen e informuar të publikut në çështje me interes të përgjithshëm”, thuhet në këtë dokument.

Këshilli i Evropës në dokumentin e përgatitur thotë që komunikatat zyrtare nuk mund të jenë kanali i vetëm informativ mbi pandeminë, pasi kjo do të çonte në censurë dhe shtypje të shqetësimeve legjitime.

“Gazetarët, media, punonjësit e shëndetit, aktivistë të shoqërisë civile dhe publiku i gjerë duhet të jenë në gjendje të kritikojnë autoritetet dhe të rishikojnë përgjigjen e tyre ndaj krizës.” “Çdo kufizim paraprak për tema të caktuara, mbyllja e mediave ose bllokimi i plotë i qasjes në platformat e komunikimit në internet, bëjnë thirrje për kontroll më të kujdesshëm dhe mund të  justifikohen vetëm në rrethana ekstreme.”

Pandemia e Kovid-19 nuk duhet të përdoret për të heshtur fishkëllyesit ose kundërshtarët politikë. Në të njëjtën kohë, përhapja e qëllimshme e dezinformatave mund të zgjidhet përmes ex-post sanksioneve dhe fushatave informative nga qeveria. Shtetet duhet të punojnë së bashku me platformat e Internetit dhe median për të parandaluar manipulimin e opinionit publik, thuhet në dokumentin e publikuar.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button