Në Kanada u protestua kundër masave kufizuese ndaj COVID-19

Në Vankuver të Kanadasë janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese të marra në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njofton Portalb.mk.

Qytetarët mbajtën fillimisht protesta kundër masave të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes dhe tubimit.

Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ndalesa e lëvizjes nënkupton kolaps ekonomik”, “Masat kufizuese dëmtojnë shoqërinë”, “Hiqni ndalesat” dhe “Izolimi i të sëmurëve është karantinë, kurse izolimi i njerëzve të shëndoshë tirani”.

Protestë e ngjashme është mbajtur edhe në Ontario dhe në SHBA, ku qytetarët kërkuan heqjen e masave ndaluese si distanca në shoqëri, karantina dhe mbyllja e kompanive.

Disa demonstrues e quajtën virusin mashtrim, ndërsa disa të tjerë u ankuan se masat e ndërmarra janë shumë rigoroze.

Deri më tani në Kanada janë regjistruar 46.895 raste me koroanvirus, me 2.560 të vdekur dhe 17.334 të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button