Kryeministrja e Zelandës së Re shpalli “fitore” ndaj COVID-19

Zelanda e Re nuk ka raste “të përhapjes” së koronavirusit të ri (COVID-19), bëri të ditur sot kryeministrja Jacinda Ardern, raporton Portalb.mk.

Duke u drejtuar në një konference për shtyp në Auckland, Ardern tha: “Nuk ka transmetim të përhapur në komunitet në Zelandën e Re. Ne kemi fituar betejën”.

Zelanda e Re do të lëvizë në paralajmërimin e nivelit tre, gjatë së cilës do të lehtësohen masat e izolimit të plotë të vendosura një muaj më parë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Gjithsej 19 persona kanë vdekur për shkak të virusit mes 1.469 personave të infektuar në Zelandën e Re.

Sipas mediave, Ardern është “optimiste” se vendi aktualisht ka “eliminuar COVID-19”.

“Eliminimi do të thotë se ne mund të arrijmë në zero, por mund të kemi përsëri numër të vogël të rasteve”, shtoi ajo.

Shefi i Shëndetësisë i vendit, Ashley Bloomfield, shtoi se numri i ulët i rasteve të reja “na jep besim se kemi arritur qëllimin tonë të eliminimit”.

“Por, do të thotë që e dimë se nga po vijnë rastet tona”, shtoi ai.

Zelanda e Re vendosi një izolim të rreptë duke mbyllur institucionet arsimore, zyrat, baret dhe restorantet, përfshirë shërbimet e dërgesave më 26 mars për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Në vend u mbyllën kufijtë dhe karantinoi ata që ktheheshin në shtëpi nga jashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button