RMV, është ndryshuar metoda e marrjes së pensioneve, mësoni të rejën

Radhë të gjata dhe grumbuj njerëzish të cilët rrezikonin përhapjen e virusit korona ditëve të fundit qëndronin para bankave të Tetovës dhe jo vetëm, për të anashkaluar këtë, pensionet nga dita e sotme do të paguhen në një metodë të re, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk vazhdimisht ka raportuar për grumbujt e njerëzve të cilët gjendeshin para bankave të Tetovës, por jo vetëm.

Tabelat e vendosura nga aktivistët tetovarë.
Tabelat e vendosura nga aktivistët tetovarë.

Ky problem mesa duket tash po zgjidhet, përveç disa tabelave të vendosura para këtyre objekteve për mbajtjen e distancës sociale, pensionet tanimë do të paguhen sipas kategorizimit në bazë të vlerës së tyre dhe sipas një modeli të ri.

“Bankat gjithashtu prej sot kanë filluar edhe me pagesën e pensioneve sipas kategorizimit në bazë të vlerës së tyre sipas modelin në vazhdim:
– Sot, 27 prill – bëhet pagesave e pensioneve deri në 11.000 denarë.
– Të martën, 28 prill – pensionet nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë.
– Të mërkurën, 29 prill – pensionet nga 14.001 denarë deri në 18.000 denarë.
– dhe të enjten me 30 prill – pensionet mbi 18.000 denarë” njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, pak ditë më herët disa aktivist të rinj para bankave të këtij qyteti vendosën tabela me mbishkrime të ndryshme, të cilat kishin për qëllim të i rikujtojnë qytetarët për rëndësinë e rrespektimit të masave kundër përhapjes së virusit korona dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë në mbajtjen e distancës sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button