Epidemiologu Danillovski: Epidemia po dobësohet, nëse keni maskë në fytyrë lirisht shëtitni nëse mbani distancë

Relaksimi i masave është rrjedhojë e logjikshme e relaksimit të epidemisë. Kjo vijon pasi tash më nga gjysma e prillit kemi lakore epidemike me rrafsh stabil. Do të thotë, jo kulm, por vijë e drejtë, thotë për “Meta.mk” epidemiologu Dragan Danillovski, transmeton Portalb.mk.

“Përse vijë e drejtë? Për shkak se kjo edhe ishte ideja e zbatimit të masave: të rrafshohet (zgjatet) lakorja epidemike në periudhë sa më të gjatë. Pse? Që të paraqiten sa më pak pacientë në bazë ditore, kurse me atë të mos lejohet tejkalim i kapacitetit të sistemit shëndetësor. Edhe kjo është arritur”, thotë Danillovski.

Në pyetjen, nëse sjellja më e relaksuar e qytetarëve të ketë ndikime negative në rrjedhën e epidemisë, ai thotë që nuk duhet të ketë problem në qoftë se secili qytetar i respekton masat për mbrojtje personale.

“Nëse qytetarët, kur të dalin jashtë, e mbajnë distancën sociale dhe nëse i përmbahen masës së re për mbajtje të maskave në çdo situate, madje edhe në vende të hapura, (nëse nuk është e mundur të mbahet distance sociale), mendoj që gjithçka do të jetë në rregull. Madje mendoj që mundësia që na është dhënë, lëvizja të jetë e lejuar në periudhë më të gjatë të ditës, do të kontribuon qytetarët të mund të lëvizin fizikisht, të thithin ajër të pastër, të absorbojnë rreze dielli (dhe me atë të akumulojnë Vitamin D), kurse krejt ajo do të kontribuon për përmirësim të shëndetit të përgjithshëm”, ka shtuar epidemiologu.

Për atë, nëse duhet të mendohet të hapen kopshtet dhe shkollat, Danillovski tha që ai personalisht nuk do të kishte eksperimentuar me atë, duke e pasur parasysh faktin që fëmijët lehtë e kalojnë virusin, por janë bartës të rrezikshëm.

“Në Gjermani shkollat do të hapen më 4 maj. Ne nuk jemi më keq nga Gjermania sa i përket gjendjes me Kovid-19, por duhet të kemi parasysh që mentaliteti jonë nuk është gjerman. Prandaj nuk jam i sigurt si hapja e kopshteve dhe shkollave do të reflektohet. Unë nuk do të kisha eksperimentuar”, shton Danillovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button