Qytetarët të përmbahen nga rezervimet e aviobiletave, apelojnë nga Ministria për Transport

Ministria për Transport dhe Lidhje përkujton që ende është në fuqi Vendimi për mbyllje të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër dhe së këtejmi apelojnë, qytetarët të mos rezervojnë bileta, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë që derisa nuk miratohet Vendim tjetër, aeroportet do të jenë të mbyllur për transport të udhëtarëve, kurse tafiku ajror i ndërprerë. Ky vendim nuk vlen për fluturime shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe kargo pa udhëtarë. Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar me Kovid-19, në këtë moment nuk mund të parashihet kur përsëri do të vendoset dhe normalizohet komunikacioni ajror për transport të udhëtarëve. Deri në miratim të Vendimit të ri nga ana e Qeverisë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga rezervimet e biletave, që të mos ekspozohen ndaj shpenzimeve financiare shtesë,” thuhet në komunikatën e Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

Ky reaksion nga ministria përkatëse vijon pasi në një pjesë të mediave kishte publikim për vendosje të linjave ajrore nëpërmjet avio transportuesve kah mesi i majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button