Manipulim me shifrat e viktimave të virusit korona në Labënishtë

Burimi: KriThink

Shifrat me të prekur dhe viktima nga virusi korona lëvizin çdo ditë. Interesim për t’i mësuar ato ka pasur nga publiku por angazhimi për të informuar shkon në pako me informimin profesional. Senzacionalizmi nuk duhet të ketë vend në lajme.

Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Për 18 ditë, 18 “xhenaze” në një fshat të Strugës

Data e publikimit: 18.04.2020

Data e recensionit: 26.04.2020

Recensues: Fatlume Dervishi

Shkrimi i një përdoruesi në “facebook” është bërë lajm. Kemi analizuar disa herë shembuj të këtillë. Lajm nga postimet e përdoruesve të “facebook” bëhet vetëm nëse ai person është dikush me interes për publikun, nëse është figurë publike. Në këtë rast, publikuesi që shfrytëzohet si burim është i panjohur. Por, gjithsesi, ky nuk është problemi më i madh që ka ky “lajm”.

Senzacion me informacione jozyrtare dhe pa interes publik

Autori shkruan për gjendjen në fshatin Labënishtë të Strugës duke e përshkruar si “një ndër fshatrat më të goditura nga Koronavirusi në rajonin e Strugës, ku ka marë edhe viktima”.

“Adnan Qazimovski nga ky fshat thotë se vetëm këtë muaj, në këtë fshat janë shënuar 18 “xhenaze”, transmeton Gazeta Lajm.

“Sot më 18 prill në Ahiret e përcollëm xhenazen e 18të këtë muaj në Llabunishtë. Në fotografi janë varret e haxhi Sami Qazimovskit (gjyshit tim) i cili ndërroi jetë para 4. Iteve dhe kusheririt tij të parë haxhi Reshat Qazimovski i cili u vorros sot”, ka shkruar Adnan Qazimovski në Facebook.” – shkruan në tekstin që recensojmë.

Mungesë informacioni zyrtar ose keqinformim i qëllimshëm, s’ka rëndësi. Deri në momentin që është publikuar ky shkrim, në Labunishtë ka pasur vetëm 8 viktima nga infektimi me virus korona, jo 18. Me shumë gjasë, autori i është referuar një postimi në të cilin janë numëruar edhe persona të tjerë që thuhet se kanë vdekur pak a shumë në të njëjtën periudhë, por që në postimin e personit të cituar nuk potencohet se për çfarë arsyesh, ose më sakt, personi i cituar nuk thotë se ata të gjithë se kanë vdekur nga virusi.

Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente – shkruan në Kodin etik të gazetarëve.

Me qëllim ose jo, autori bën keqinformim. Labunishta është fshat i goditur nga pandemia dhe meqë kjo gjë është theksuar që në fillim nga vetë autori, është dashur që përpara se të theksohet numri i përgjithshëm i të vdekurve në fshat, të shkruhet qartë se sa viktima janë nga virusi. Në të kundërt, ky është një manipulim me numra, është senzacion. Senzacion paraqet edhe fotografia e shfrytëzuar e cila nuk përbën asnjë informacion me interes publik. Personat, emrat e të cilëve lexohen në pllakatet e varreve, mund të mos jenë viktima të virusit.

“Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit” – shkruan në Kodin etik të gazetarëve.

Po t’i kishte sqaruar këto dyshime në rrugë zyrtare përpara se ta publikonte lajmin, autori do të kishte shmangur shkeljen e disa parimeve etike.

Teknikat e manipulimit

Për të ndihmuar që manipulimi të zërë vend në tekst, aty kemi efektin e paqartësisë, meqë shifrat nuk sqarohen deri në fund.

Për lexuesit

Vdekje të zakonshme, natyrale ose të shkaktuara nga fenomene të ndryshme ndodhin çdo ditë por jo të gjitha përbëjnë lajm. Privatësia e njerëzve duhet të respektohet. Gjithashtu, numrat në periudhën e krizës me virusin janë statistika të rëndësishme që flasin për gjendjen reale dhe me to nuk duhet të manipulohet. Gazetari duhet të dijë cilët janë burimet e tij zyrtare të informacionit dhe duhet të dijë ku dhe si ta konfirmojë lajmin. Vetëm kur e konfirmon dhe ka qëllim për të informuar drejt, lajmi rezulton i qartë dhe profesional.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button