RMV, Instituti për Media publikoi fituesit e çmimit të gazetarisë “Nikola Mladenov”

Storja e gazetarit Vlado Apostolov, që flet për keqpërdorimin e furnizimeve publike për futjen e kompanive të afërta me pushtetin në biznesin përfitues të qymyrit për nevojat e termocentralit REK Manastir, të publikuar në ueb faqen Prizma, ka fituar çmimin e parë të konkursit të sivjetmë “Nikolla Mladenov”, për storije më të mirë hulumtuese për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Çmimin e dytë e kanë marrë gazetaret Meri Jordanovska dhe Kristijan Landov, për serinë e teksteve për keqpërdorim të privilegjeve të deputetëve, të publikuara në A1on.

Katerina Spasovska Trpkovska dhe Branislav Zakev, kanë fituar çmimin e tretë për video storje të animuar në temë “Hedhi një sy xhepit të shtetit”.

Instituti maqedonas për media, për të 19-tën herë me rradhë, ka ndarë çmimin për storje më të mirë hulumtuese të vitit, si pjesë e synimeve për avancim të gazetarisë profesionale dhe vlerave demokratike në vend. Për shkak të situatës me koronavirusin, këtë vit nuk do të mbahet ceremonia tradicionale e ndarjes së çmimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button