Zaev: Ngjarjet e 27 prillit në Kuvend të mos harrohen dhe të mos përsëriten

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk përkujtoi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 me porosinë që të mos harrohen dhe të mos përsëriten.

“Kaluan tre vite nga e enjtja e përgjakshme – 27 prilli, kur për jetën e tyre në Kuvend luftonin deputetë, gazetarë, të punësuar në Shtëpinë Ligjvënëse. Skenari i krijuar me qëllim që VMRO-DPMNE-ja ta mbajë pushtetin, në të cilin duhej të vriteshin njerëz, të shkaktojnë luftë, ta shkatërrojnë të ardhmen e shtetit. Të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që asnjëherë të përsëritet!”, shkroi Zaevi në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button