Nikollovski: Në takimin e liderëve të harmonizohet strategji e përbashkët dhe dokument si përgjigje për kushtëzimet nga Bullgaria

VMRO DPMNE propozon që në takimin e liderëve, përkrah situatës me krizën shëndetësore dhe ekonomike, si prioritet numër një për momentin, të flitet dhe të harmonizohet strategji e përbashkët dhe dokument si përgjigje e kushtëzimi të Bullgarisë, njofton Portalb.mk

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, deklaroi sot se, partia e tij propozon vendosjen e bazave të harmonizuara për politikë të jashtme si dhe strategji për siguri nacionale, që do të jenë të obligueshme për të gjitha qeveritë e ardhshme.

“Ta bëjmë këtë sa nuk është shumë vonë. Jam i sigurt se një pozicion i ndërtuar së bashku nga të gjitha faktorët relevantë politik dhe shoqëror do të pranohet pozitivisht edhe nga BE edhe nga fqinjët tanë. E njëjta, duhet të jetë fryt edhe i konsensusit më të gjerë shoqëror dhe konsultimeve me institucione shkencore nga fusha e gjuhës maqedonase dhe historisë, më tej intelektualë dhe institucione të cilët punën e tyre shkencore dhe shoqërore, ia kanë kushtuar këtyre çështjeve”.

Mediat maqedonase në vend, para disa ditëve, publikuan një dokument sipas të cilit, Maqedonia e Veriut duhet të harrojë për ekzistencën e pakicës maqedonase në Bullgari dhe në gjuhën maqedonase dhe të përdor vetëm gjuha zyrtare e RMV. Kjo është një pjesë e deklaratës së Bullgarisë, që ka të bëjë me miratimin e konkludimeve të Këshillit të BE-së për zgjerim.

Ndryshe, presidenti Stevo  Pendarovski paralajmëroi gjatë fundjavës se planifikon takim liderësh në gjysmën e parë të muajit maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button