Ka shkuar në 60 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Bosnje dhe Hercegovinë

Bosnje dhe Hercegovina ka regjistruar edhe një vdekje nga koronavirusi i ri, shkruan REL.

Bëhet fjalë për një burrë tetëdhjetë e një vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera.

Kjo është vdekja e 26-të në entitetin e Republikës Serbe, dhe e 60-ta në Bosnje dhe Hercegovinë.

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë njoftuar se deri më tani, 1516 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri ndërsa 624 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button