Kujdes nga Facebook Foto Sync, ja pse !

Facebook ishte duke e testuar funksionin e sinkronizimit të fotografive për tre muaj rresht. Tipari i ri i rrjetit social i cili quhet Facebook Photo Sync tani është në dispozicion tek të gjithë përdoruesit.

Ky funksion u mundëson të gjithë përdoruesve të ngarkojnë fotografitë e tyre nga telefonat e mençur mobil në mënyrë automatike, dhe të njëjtat pas ngarkimit ruhen në faqen e Facebook, në një folder privat.

Kjo do të thotë se përdoruesit nuk do të turpërohen nga postimi i panevojshëm i fotografive qesharake në publik.Mirëpo me softuerin e ri, ajo publikon foto edhe pa lejen tuaj, kështu që duhet të keni kujdes nëse shfrytëzoni Facebook-un nga telefoni juaj. Opsioni i ngarkimit të fotografive në Facebook mund të bëhet përmes butonit në anën e majtë të faqes, i cili është tani edhe në telefon apo tablet.

Pas hapjes së këtij butoni, përdoruesit do tu qasen fotografive të tyre të ngarkuara, pas aktivizimit të sinkronizimit të fotografive.

Me këtë funksion të ri në faqe, Facebook synon që të shumëfishojë numrin e fotografive të ngarkuara nga përdoruesit e saj, për tu konfirmuar edhe një herë më shumë si lider online edhe sa i përket përmbajtjes me fotografi.

Lajme të ngjashme

Back to top button