OEMV: Vendimi i qeverisë për të dënuar bizneset nëse punëtorët s’mbajnë maska është i papranueshëm

OEMVP përshëndet punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të të gjitha institucioneve tjera të angazhuara në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ne vlerësojmë se sjellja e dekret-ligjit për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë me qëllim të ndalimit të shpërndarjes dhe zhdukjes së sëmundjes ngjitëse të shkaktuara nga koronavirusi COVID-19 dhe mbrojtje të popullatës në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme edhe pse në parim synon mbrojtjen e shëndetit publik, është i papranueshëm për komunitetin e biznesit për disa arsye:

  • Obligimi sipas nenit 3 të dekretligjit që kompanitë të kujdesen për sjelljen e qytetarëve në aspekt të mbajtjes së maskave mbrojtëse, është ngarkesë shtesë që asnjë biznes nuk mundet ta bartë, e me ç’rast rrezikohen të gjithë bizneset e më së shumti ato mikro dhe të vogla, të cilat janë edhe më shumë të rrezikuara në kohën e pandemisë. Mbi sjelljen dhe disiplinën e njerëzve duhet të merren organet përkatëse të rendit e jo bizneset, përkatësisht pronarët apo drejtorët e tyre.
  • Dekretligji në fjalë parasheh gjobë në vlerë prej 2000 euro për subjektet juridike dhe gjobë në vlerë prej 500 euro për përgjegjësin e hapësirës afariste në rast se të njëjtin veprojnë në kundërshtim me dispozitat e nenit 3, pra lejojnë që në hapësirat e tyre afariste të hyjë një konsumator pa pajisje mbrojtëse. Ky problem është i dyfishtë për shkak se kthen praktikën e mëparshme të dënimit të kompanive, që kjo Qeveri e ka marr si obligim që të ndërpres dhe të mos i përsërit ato praktika. Dhe e dyta, sektorët e vetëm të cilët janë likuid në këtë periudhë të krizës globale janë më të ekspozuar ndaj dënimeve të mundshme nga zyrtarë të ndryshëm të cilët mundet edhe potencialisht të këqpërdorin detyrën zyrtare.
  • Po ashtu bëjmë thirrje që në përputhje me nenin 4 të dekretligjit obligimi për mbikëqyrje të zbatimit të dispozitave të këtij akti të bjerë në përgjegjësi të Ministrisë së  punëve të brendshme e jo në barë të kompanive në mënyrë që të minimizohet mundësia e dënimit të kompanive të cilat janë burimi i vetëm i të hyrave të këtij shteti në këtë periudhë krize.
  • OEMVP gjithmonë do përkrahë iniciativat për rritjen e nivelit të sigurisë si dhe për rritjen e nivelit të përgjegjësisë kolektive shoqërore, mirëpo duhet pasur kujdes që kjo mos të bëhet në kurriz apo në dëm subjekteve ekonomike, më së paku në këtë periudhë kur pak sektorë ekonomik janë rentabil dhe likuid.

“Apelojmë deri tek institucionet përkatëse që çdo lloj vendimi që merret, paraprakisht të konsultohen përfaqësuesit e bizneseve, përkatësisht odat ekonomike me qëllim të sigurimit të arsyeshmërisë së atyre vendimeve dhe zbatimit praktik të të njëjtave, si dhe të evitimit të dëmeve kolaterale të mundshme që mund të vijnë si pasojë e sjelljes së tyre”, thonë nga OEMVP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button