3 vjet nga sulmi i përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Sot mbushen tre vjet nga ngjarja më e zymtë për demokracinë e Maqedonisë, kur dhunues të tërbuar të cilët ishin të përkrahur dhe organizuar nga VMRO-DPMNE-ja, u futën brenda objektit të Kuvendit dhe rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të shtëpisë legjislative, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk në vijim ju ka përgatitur përmbledhje në detaje në lidhje me këtë ngjarje të zezë për demokracinë e shtetit.

Më 9 janar të vitit 2017, presidenti Gjorge Ivanov, ia dha mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që të formojë Qeveri, pasi që në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2016 kishte fituar 51 mandate, gjegjësisht 2 më shumë se LSDM-ja. Në këtë rast, VMRO-DPMNE-ja do të duhej që të fillojë negociatat për formimin e Qeverisë me BDI-në e bllokut shqiptar e cila i kishte marrë 9-të mandate.

Pas më shumë se tre javë negociata, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja nuk arritën marrëveshje për formim të Qeverisë. Në këtë rast, sipas Kushtetutës, duhej t’i jepet mundësi LSDM-së që ajo ta marrë mandatin dhe t’i fillojë bisedimet, megjithatë prej këtu nis “loja” e cila përfundoi tragjikisht.

Fillimisht, Ivanov i vendosi disa kushte liderit të opozitës, Zoran Zaev që ai t’ia nënshkruajë mandatin, megjithatë edhe pas plotësimit të të njëjtave, Ivanov vazhdimisht gjente arsye për të mos e dhënë. Sipas tij, Zaevit nuk mundet t’i jepej mandati pasi që i njëjti e ka pranuar Platformën e Tiranës (Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare) dhe me këtë do të vendoset dygjuhësi në Maqedoni. Presioni i brendshëm dhe i ndërkombëtarëve vazhdimisht rritej, ndërkaq presidenti Ivanov vazhdimisht përsëriste të njëjtat gjëra – nuk e jap mandatin.

Derisa opinioni i gjerë merrej me çështjen e mandatit, në Shkup dhe mbarë Maqedoninë nën organizimin dhe udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së mbaheshin protesta me përmbajtje naciste, albanofobe dhe anti-evropiane.

Në këtë periudhë është paraqitur dhe organizata e ashtuquajtur qytetare “Tvrdokorni” e cila më vonë u shndërrua në iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët”, pjesëtarët e së cilës nëpër rrugët e Shkupit dhe Maqedonisë kërkonin “Maqedoni të pastër etnike”, transmeton Portalb.mk.

Në ndërkohë, edhe pse mandatin nuk e kishte në duar Zaevi, ai filloi bisedimet me partitë shqiptare, ndërkaq më 4 mars të vitit 2017, BDI e pranoi ofertën e LSDM-së për koalicion qeveritar.

Pas arritjes së marrëveshjes, partnerët e rinj, bashkë me partitë opozitare shqiptare, vendosën që më 27 prill ta zgjedhin kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin nën një atmosferë të tensionuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

Derisa kryetari i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp, protestuesit, me ndihmën e policisë (e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja) dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit.

Disa nga deputetet e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur portat dhe i kanë drejtuar protestuesit e dhunshëm që të shkojnë drejtë vendit ku gjendeshin Talat Xhaferi, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të tjerë të shumicës parlamentare.

Me këtë rast, policia fare nuk ka reaguar, duke i lejuar që dhunuesit lirshëm të futën në Kuvend dhe të të demolojnë gjithçka që shohin përpara.

Dhuna nëKuvend- 27 prill
Dhuna në Kuvend- 27 prill

Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit, transmeton Portalb.mk.

Pos tij, të sulmuar kanë qenë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, por edhe deputetë tjerë.

Ziadin Sela, sulmi ne Kuvend

Ndër protestuesit ka pasur persona me maska të cilët kanë udhëhequr me turmën. Njëri prej tyre, ashtu siç është publikuar edhe një fotografi, vazhdimisht e ka mbajtur dorën mbrapa shpinës, që sipas të gjitha gjasave ka pasur pistoletë. Sipas informatave që janë publikuar nëpër media, personi që ka mbajtur pistoletën, i quajtur Igor Jug, atë natë është dashur që ta vret liderin e opozitës, Zoran Zaev.

27 prill Kuvend
27 prill Kuvend

Skandaloze gjithashtu ishte fakti që në atë natë, brenda Kuvendit është fotografuar edhe një agjent i shërbimit sekret të Serbisë, Goran Zivlajeviq.

Gjatë kohës sa ka zgjatur dhuna në Kuvend, agjentë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, kanë tentuar që t’i fshijnë të gjitha video-incizimet nga kamerat e Kuvendit, me qëllim që të mos lihen gjurmë. Ndonëse agjentët kanë arritur që t’i fshijnë, megjithatë të njëjtat janë regjistruar edhe një një server tjetër, për këtë arsye ky plan ka dështuar.

Kuvend 27 prill

Faktori i brendshëm dhe i jashtëm, e pranuan zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, ndërkaq natën e përgjakshme të 27 prillit e dënuan fuqishëm.

Pas kësaj ngjarje, Ivanov, më 17 maj, përfundimisht ia dha mandatin kryeministrit Zaev, i cili më pas formoi Qeverinë me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, përcjellë Portalb.mk.

Gjithsej 81.5 vjet burg për dhunuesit e Ziadin Selës në Kuvend

Gjykata Penale e Shkupit më 7 maj 2018-të i dënoi me burg të akuzuarit për tentativë vrasjen ndaj deputetit ZiadinSela.

  • KireGeorgievski u dënua me 13 vjet burg;
  • Oliver Oshavkovski me 10.5;
  • Nikollçe Dimitrievski me 10.5; 
  • Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet; 
  • Andrej Micov me 10.5;
  • Nikolla Vojminovski me 13.6
  • Kosta Dellov 10.5 vjet burg

Të akuzuarit për “27 Prillin” u dënuan me gjithsej 211 vjet burg

Më 15 mars 2019-të, të akuzuarit për ngjarjen e përgjakshme të “27 Prillit” janë shpallur fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Të akuzuarit gjithsej u dënuan me 211 vjet burg: 

  • Mitko Çavkov: 18 vjet burg
  • Mitko Peshov: 15 vjet burg
  • Dushko  Llazarov: 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski – Levi: 15 vjet burg
  • Jane Çento: 15 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski: 15 vjet burg
  • Munir Pepiq: 15 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski – Kolo: 15 vjet burg
  • Vilijam Mihajllovski: 14 vjet burg
  • Oliver Popovski: 13 vjet burg
  • Gorançe Angellovski: 12 vjet burg
  • Igor Jug: 12 vjet burg
  • Mlladen Dodevski: 12 vjet burg
  • Oliver Radullov: 10 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski – Ninxha: 8 vjet burg
  • Abdulfetah Alimi: 7 vjet burg
Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski
Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski

Të akuzuarit duhet që t’i paguajnë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 18 mijë euro.

Igor Durllovski është liruar nga akuza dhe harxhimet gjyqësore janë në llogari të shtetit.

Të amnistuarit nga ky rast janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllad Jovanovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zharie Simovski, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Ilija Sllaveski dhe Mitre Pitropovski.
Në lidhje me amnistinë lexo më shumë: KËTU

Veljanoski, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski po gjykohen për organizim të “27 prillit” në Kuvendin e RMV-së

Ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov, po gjykohen për organizim të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017-të.

Veljanoski - Janakieski - Ristovski - Atanasovski
Veljanoski – Janakieski – Ristovski – Atanasovski

Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish anëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë të kapshëm për organet e rendit.

Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

“Të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të”, kanë theksuar nga PThP.

Procesi i gjykimit vazhdon…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button