Dy anije do të vendosen në Vardar në qendër të Shkupit

Dy anije do të vendosen në bregun e lumit Vardar në qendër të Shkupit. Siç shkruan gazeta Dnevnik, vendi përballë Ministrisë së punëve të jashtme përgatitet për njërën prej anijeve për të cilën qyteti i Shkupit arriti që të gjen investues. Bëhet fjalë për restoran në trap të Vardarit, për të cilin pronari, kompania Fallanga, morri leje për shfrytëzim në 10 vitet e ardhshme dhe çdo muaj do të duhet të paguaj qira prej 1200 eurosh. 

Në fazë të njëjtë është edhe përgatitja e infrastrukturës për anijen tjetër e cila duhet të bëhet përballë muzeut të luftës revolucionare maqedonase.

Plani parasheh që të ndërtohen edhe dy anije plotësuese, por për ta Qyteti akoma nuk ka gjetur investues./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button