300 deri në 500 euro gjobë për Dimitrievskin, inspektorati konstatoi një sërë lëshimesh, strishot janë marrë në hapësirat e komunës

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski do të duhet të paguajë gjobë prej 300 deri në 500 euro për shkak të mosrespektimit të vendimit për vetëizolim. Me të në Shkup ka ardhur edhe shefi i Qendrës komunale për menaxhim me kriza, Goran Stojanovski, shkruan TV21.

Pas kontrolleve të zbatuara nga inspektorët, drejtoresha e Inspektoratit sanitar shtetëror Irinka Buhova tha se Dimitrievski e ka shkelur vendimin për vetëizolim. Edhe pse ka marrë udhëzim për të bërë analiza në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse, ai nuk është paraqitur atje. Me automjet të Ndihmës së Parë ka shkuar që të testohet në laboratorë privatë.

“Është shkelur vendimi, personat në fjalë e kanë lëshuar vendin e tyre të banimit. Ky vepër dënohet dhe do të caktohet dënim kundërvajtje sipas ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje ngjitëse. Ky dënim do të jetë gjobë në para prej 300 deri në 600 euro në kundërvlerë denarësh”, tha Irinka Buhova, Drejtoreshe e ISSH.

Buhova tha se krahas rezultatit negativ në laboratorët privatë, Dimitrievski nuk mund të konsiderohet pacient i shëruar, sepse protokolli parasheh që pas skadimit të izolimit 14 ditor, duhet të merren dy rezultate negative. Inspektorët kanë konstatuar disa lëshime te Qendra shëndetësore në Kumanovë.

“Strishot janë marrë në hapësirat e komunës së Kumanovës që është kundër protokolleve. Strishot e personave të dyshimtë, me indikacione, anketë epidemiologjike dhe simptoma, merren në hapësirat e qendrës së autorizuar për shëndet publik”, tha Irinka Buhova, Drejtoreshe e ISSH.

E kontaktuam kryetarin Dimitrievski, por ai tha se ende po konsultohet me persona juridikë dhe se më vonë do të dalë me qëndrim në lidhje me konstatimet e Inspektoratit shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button