Thaçi: Së shpejti do ta emëroj ambasadorin e Kosovës në Beograd

Në takimin më të gjatë deri më tani prej kur ka nisur dialogu në nivel të lartë politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq kanë pohuar se kanë rëndë dakord për dy çështje të rëndësishme; për nisjen e implementimit të Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve më datën 10 dhjetor (të cilën Kosova e quan menaxhim kufijsh, ndërsa Serbia të „pikëkalimeve“) dhe për hapjen sa më të shpejtë të zyrave ndërlidhëse. Këtë gazetarëve ua kanë konfirmuar të dy kryeministrat, të cilët kanë folur pas përfundimit të takimit diku rreth mesnatës.

Por edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të asaj që është rënë dakord. Përderisa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të menaxhohen kufijtë në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, bashkëbiseduesi i tij nga Beogradi ka thënë se „është e qartë se aty nuk do të ketë kurrfarë kufijsh, por vetëm pikëkalime administrative“.

Thaçi ka thënë se në një vend së bashku do të punojnë policët dhe doganierët e Kosovës, Serbisë dhe të EULEX-it./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button