Gostivari për 13 ditë i “paprekshëm” nga korona, Taravari propozon masa lehtësuese

Tashmë 13 ditë në Komunën e Gostivarit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me virusin korona, kështu kryetari i kësaj komune do të propozoje lehtësimin e orës policore, hapjen e kafeneve me kushte si dhe do të rihap Tregun e Madh të qytetit, shkruan Portalb.mk.

Përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka shpjeguar situatën me virusin korona në Gostivar, e cila sipas tij është shumë optimiste.

Pikërisht për këtë, ai deri te Qeveria e RMV-së do të propozoje lehtësimin e disa masave, si dhe hapjen e kafeneve me metodën “merr dhe ik”.

-Në Komunën e Gostivarit, nuk kemi raste të reja të regjistruara me Covid 19 tashmë 13 ditë;
– Numri i të infektuarve mbetet pesë, dy të shëruar dhe asnjë viktimë;
– Kemi bërë larje dhe dezinfektim të vazhdueshëm të rrugëve në qytet dhe fshatra;
-Janë dezinfektuar të gjitha banesat kolektive, hapësirat publike, parqet;
– Kemi ndihmuar me ushqime rreth 1.400 familje të prekura nga kriza e pandemisë;
– Kemi siguruar një sasi të pajisjeve elektronike për nxënësit të cilët nuk mund ta ndjekin mësimin nga distanca;
– Kemi filluar iniciativën “Dhuro edhe ti një Iftar – T’i ndihmojmë bizneset e vogla!;
– Dy ekipet mobile pranë Komunës sonë vazhdojnë të jenë funksional gjatë orës policore;

-Kemi siguruar të dhëna për shitoret, restorantet dhe barnatoret që funskionojnë gjatë kufizimit të lëvizjes;

-Pasi ndodhemi në muajin e Ramazanit, do të propozojmë ora policore të fillon prej 21.00 dhe të zgjatë deri në ora 05.00 të mëngjesit;
-Do të propozojmë që javën tjetër lëvizje të ketë edhe të dielën deri në ora 15.00;
-Do të propozojmë të hapen kafenetë dhe të funksionojnë me take&go;
-Të martën vendosëm të rihapet Tregu i Madh i qytetit dhe ai do të funksionon sipas rekomandimeve.

-Vazhdoni t’u përmbaheni rregullave dhe të vazhdojmë kështu të bashkuar, sot, nesër, pasnesër deri në kthim të jetesës në normalite. Shkruan Taravari në profilin e tij në “fejsbuk”.

Ndryshe, sot në RMV janë regjistruar 19 raste të reja me virusin korona, kështu duke e çuar numrin e të infektuarve në 1389.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button