KOVID 19, numri i viktimave në të gjithë globin, i kalon 200 mijë persona

Numri i vdekjeve në mbarë botën nga COVID-19 i ka kaluar 200 mijë persona, tregon një kërkim i Universitetit “John Hopkins”. SHBA janë vendi më i goditur nga pandemia me 53 mijë jetë të humbur, ndërsa Evropa nga ana tjetër numëron gati gjysmën e viktimave në të gjithë botën, shkruan Eurones Albania.

Vdekjet dhe të prekurit janë shumë herë më të larta se sa shifrat zyrtare, pasi vendet po përdorin metoda të ndryshme për shifrat. Britania e Madhe është vendin 5-të pasi i ka kaluar 20 mijë viktima.

Këtë shifër deri tani e kanë kaluar SHBA, Itali, Spanjë dhe Francë, por numri real i viktimave në Britani ka gjasa të jetë shumë herë më i lartë pasi autoritetet raportojnë vetëm vdekjet në spitale.

Spanja numëron deri tani gati 23 mijë viktima, kurse numri i të infektuarve i ka kaluar 205 mijë persona. Në Gjermania, janë shënuar mbi 5500 viktima dhe nga ana tjetër janë 152 mijë të prekur. Franca ka 22 600 të vdekur dhe më shumë se 199 mijë të prekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button