“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion

Pavarësisht se Komisioni Europian thekson se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e Shqipërisë në rrugën drejt BE, shifrat tregojnë një panoramë të errët.

Organizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, duke renditur 176 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

Sipas këtij indeksi Shqipëria ka bërë hapa prapa gjatë këtij viti krahasuar me 2011-ën.  Një vit më parë në raportin e TI-së, Shqipëria mbante vendin e 95-të, ndërsa për këtë vit është renditur në vendin e 113-të.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Transparency International e rendit Shqipërinë në vend të fundit, e ndërsa përpara nesh janë vende që pavarësisht krizave politike, kanë bërë përmirësim në luftën kundër korrupsionit.

Kosova është renditur në vendin 105-të, duke bërë përmirësime nga një vit më parë.  Kroacia nga vendi i 66-të ka kaluar në vendin 62-të, Bosnja nga 91-të në 72-të dhe Serbia nga 86-të në 80-të. Maqedonia ka mbetur në vendin e njëjtë ashtu si edhe vitin e kaluar.

Me një vlerësim më të dobët sivjet përballet edhe Mali i Zi, duke rënë nga vendi i 66-të, ku ka qenë vitin e kaluar, në vendin e 75-të. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të sfidojë shoqëritë në mbarë botën.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë me 90 pikë. Afganistani, Koreja e Jugut dhe Somalia, ashtu si edhe në vitet  e tjera ndodhen në fund të listës.

Performancat jo të mira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012 përfshijnë edhe vendet e Eurozonës, të prekura nga kriza financiare dhe ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button