Në Kosovë do të fitojë Kurti dhe Vjosa Osmani

Shkruan: Zeqir Kadriu

Shtrohet pyetja përse?

Sepse politikanët që krijuan kurthin për rrëzimin e “Qeverisë kurti”; së shpejti do të gjenden përpara një sprove që do të sfidojnë politikat e mbrapshta që shkojnë në favor të serbëve dhe politikave të dirigjuara nga Rusia.

Në asnjë vend të botës nuk është parë e as është dëshmuar që politikanë të cilët ishin në pushtete dy dekada me radhë dhe u dëshmuan si të pasuksesshëm;  sërish të mbeten në karigen e  pushtet edhe të favorizohen edhe mëtej në politikë si tipi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Preteksti se;  Albin Kurti dhe Vjosa  Osmani qenkëshin këndur politikës amerikane është vetëm një sajesë e dalë nga kuzhinat serbo-sllave për të krijuar një huti e cila në opinionin naiv të ca politikanëve hajdutë, (që e mbajnë peng Kosovën) qe për të mos dalur në shesh vjedhjet dhe hajnitë e bëra për vite me radhë në  Kosovë.

Është për të ardhur keq se; po keqpërdoren edhe ca ish luftëtarë të Kosovës të cilët kishin ideal çlirimin e Kosovës për të cilën edhe derdhën gjakun, (ashtu siç e mendonin ata që ta shihnin të lirë e demokratike) dhe jo të plaçkitur e të uzurpuar prej disa oligarkësh.

Në politikën ndërkombëtare dhe ate amerikane, edhe sot nuk kemi një qëndrim të prerë rreth shkarkimit me Mocion të “ Qeverisë kurti”. Bile për këtë as Grenell e as Tramp nuk janë prononcuar sa duhet me opinionet e tyre.

Bota  tanimë është lodhur me politikan lakmitarë e nënshtruese të disa vendeve të ballkanit . Ajo  tani kërkon njerëz konstruktiv, të cilët me seriozitetin më të madh do t,a luftojnë krimin dhe korrupsioni.

Andaj, mendoni ju se; shërbimet amerikane nuk ia kanë dhënë Presidentit informacionin që nga mocioni në Parlamentin e Kosovës ka përfituar  më shumë jo Amerika dhe Kosova, por Beogradi dhe Moska?
Të presim të flasë Presidenti Trump? dhe pastaj e shikojmë. Sepse, nëse shërbimet ia kanë dhënë Presidentit Trump këtë informacion, Richard Grenell edhe këtej  nuk mund të jetë përfaqësues i presidentit për çështjen e Kosovës.

Çdo përpjekje për një Qeveri të re, në kështu kohë krizash është e detyruar të bjer!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button