Derkovski: KSHZ është e gatshme për zgjedhje

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski ka thënë se Komisioni është i gatshëm të organizojë zgjedhje kur do të jetë e nevojshme, por së pari, theksoi ai, “duhet të përcaktohet se kur do të mbahen ato”, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Ai konsideron se zgjedhjet duhet t’i shpall kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, por që më parë Gjykata Kushtetuese duhet të anulojë vendimin e mëparshëm për zgjedhje.

“Xhaferi duhet t’i shpallë zgjedhjet, por së pari duhet të krijohet situatë me të cilën zgjidhja e mëparshme të mos mbetet në fuqi. Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet mbi këtë situatë dhe është e vetmja e autorizuar në këtë situatë. Mendimi im personal është se të gjitha procedurat e tjera do të na vendosin në labirinte të reja juridike dhe praktika të padëshiruara tani dhe në të ardhmen”, thotë Derkovski në bisedën për TV Telma.

Ai shtoi se për përgatitjet teknike, fushatë dhe azhurnim të Listës zgjedhore, nevojiten rreth 50 ditë. Ndryshime, thotë ai, duhet të pësojë edhe Lista zgjedhore e cila ende nuk është mbyllur, pasi në ndërkohë ka pasur ndryshime në të.

“Ka persona të vdekur, persona që kanë mbushur 18 vjeç, persona që kanë marrë nënshtetësi. Ka shumë ndryshime që duhen regjistruar. Dhe ai duhet t’u jepet përsëri në mbikëqyrje të gjithë qytetarëve”, tha Derkovski.

Sidoqoftë, siç theksoi, që të fillojnë të ndërmerren aktivitete zgjedhore dhe të përcaktohen afate, së pari duhet të përcaktohet data e zgjedhjeve, që të mund KSHZ nga ajo datë t’i parasheh të gjitha ato aktivitete që duhet të përfundojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button