RMV, MPB në dy raste të ndara ka konfiskuar rreth 2,2 kilogramë heroinë dhe rreth 2.000 tableta ekstazë

Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet një komunikate, ka informuar sot se në dy raste të ndara, ka konfiskuar rreth 2,2 kilogramë heroinë në Haraçinë dhe rreth 2.000 tableta ekstazë në një automjet i cili është vërejtur në fshatin Trubarevë, njofton Portalb.mk.

“Byroja për Siguri Publike SPB-Shkup sot, pas urdhrit gjyqësor të dhënë paraprakisht, ka kryer bastisje në shtëpinë ku banon personi me iniciale D.D. (30), me çka janë gjetur 33 qese polietileni në të cilat ka pasur heroin dhe dy peshore digjitale. Sipas vlerësimit të parë, janë konfiskuar rreth 2.2 kilogramë heroin, por sasia e sajtë do të bëhet e ditur pasi të bëhet analizë dhe matje, pas çka do t’i dorëzohet edhe denoncim adekuat prokurorisë publike”, kanë njoftuar nga MPB.

Po ashtu, nga MPB kanë informuar se rreth orës 10 në fshatin Trubarevë të Shkupit, policët kanë vërejtur veturë “pasat” me regjistrim të Shkupit dhe dy persona të cilët kanë hyrë në veturë dhe janë arratisur në drejtim të Hipodromit të cilët kanë hyrë në automjet dhe janë arratisur drejt Hipodromit, me ç’rast janë përplasur në një vagon të trenit i cili po qarkullonte nëpër binaret hekurudhore.

“Personi që ka qenë me shoferin është arratisur, ndërsa shoferi duke dalë nga vetura ka hedhur një qese dhe një paketim me 112 tableta ekstazë, një qese me 1000 tableta ekstazë dhe një qese me 750 tableta ekstazë, 80 gramë amfetamin dhe pesë gramë materie gri kristal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej kanë shtuar se, është konstatuar se personi është H.M. (43) nga Shkupi, ndërsa pas inspektimit të kryer, në veturë është gjetur edhe 800 gramë marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet denoncim adekuat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button