Merkel: Evropa në këtë situatë patjetër të tregojë unitet

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot e ka theksuar rëndësinë e unitetit të Evropës në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe ka paralajmëruar se qëllimi i kryesimit gjerman me BE-në nga 1 korriku do të jetë ta bëjë Evropën më të përgatitur për shekullin 21, njofton MIA.

“Në javët dhe muajt e ardhshëm patjetër të tregojmë se jemi të bashkuar, se mund të tejkalojmë dëmet, pasojat ekonomike nga kjo krizë dhe se mund të arrijmë me qëllim Evropa të tejkalojë këtë situatë”, ka thënë kancelarja gjermane në porosinë e javës.

Ajo ka shtuar se pas krizës nevojitet program për rritje, me çka Gjermania shumë më shumë do të angazhohet rreth buxhetit të BE-së, se sa tani.

Merkel ka thënë se në kryesimin e ardhshëm gjerman me BE-në në rend dite do të jetë klima, por edhe shëndetësia.

“Qëllimi është pas përfundimit të kryesimit gjerman të kemi Evropë e cila do të jetë më e përgatitur për shekullin 21 se sa tani”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button