Mbretëri e Bashkuar, është rritur në 20.319 numri i vdekjeve nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar 813 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 20.319 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se në 24 orët e fundit pozitiv ndaj koronavirusit kanë rezultuar 4.913 persona të tjerë, duke e çuar në 148.377 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Po ashtu njoftohet se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 23.111 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë është 640.792.

Ndër të tjera, të dhënat ditore të publikuara nga qeveria britanike përfshijnë vdekjet vetëm në spitale, ndërsa numri aktual i vdekjeve thuhet se është më i lartë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.8 milionë, me rreth 200 mijë të vdekur dhe rreth 800 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button