Poloni, liga e futbollit do të rifilllojë më 29 maj

Në Poloni ndeshjet e ligës së futbollit të shtyra për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të rifillojnë më 29 maj, transmeton Portalb.mk.

Sipas një deklarate nga llogaria e medias sociale të kryeministrisë së vendit thuhet se ndeshjet e ligës së parë që janë shtyrë do të rifillojnë që nga 29 maji.

Në krye të ligës e cila u pezullua më 13 mars për shkak të pandemisë është Legia Warsaw me 51 pikë, e cila ka 8 pikë më shumë se Piast në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button