Komuna e Çairit pranoi donacion 100 tabletë nga kompania “Ecolog”

Komuna e Çairit pranoi donacion 100 tabletë nga kompania “Ecolog International” për nxënësit që nuk kanë pajisje digjitale për procesin mësimor online, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i cili pranoi donacionin, deklaroi se, këto për pajisje në këtë periudhë kanë nevojë shumë nxënësit që përballen me sfidën e mungesës së pajisjeve adekuate për ndjekjen e online procesit arsimor.

“Për ne si komunë është shumë e rëndësishme që pa përjashtim të gjithë fëmijët respektivisht nxënësit tanë, të ndjekin pa asnjë pengesë procesin e adaptuar edukativo-arsimor duke lejuar që drita e dijes të ndriçojë pa ndërprerje rrugën e tyre të jetës. Duke konsideruar se ekzistojnë familje gjendja ekonomiko-sociale e të cilave nuk u mundëson atyre që fëmijëve të tyre t’iu ofrojnë kushte për ndjekjen e mësimit në këtë formë për shkak të mungesës së internetit dhe mjeteve teknologjike, iniciativat e këtilla humanitare si kjo e sotmja janë të një rëndësie të madhe dhe unë shpreh faleminderimin e sinqertë ndaj familjes Destani dhe udhëheqësisë të kompanisë Ecolog International. Tabletët në fjalë posedojnë edhe opsion për vendosjen e SIM kartelës”, tha ai.

Ndryshe, me mbylljen e shkollave për shkak të paraqitjes së virusit korona, nxënësit dhe studentët që nga muaji i kaluar, i ndjekin mësimet dhe ligjeratat online.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button