SHBA, është rritur në 51.956 numri i vdekjeve nga COVID-19

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 51.956, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 905.364 dhe i të shëruarve në 99.079, transmeton Portalb.mk.

SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, ndërsa New York është shteti më i goditur në SHBA me 21.264 vdekje dhe 278.445 raste të konfirmuara, i ndjekur nga New Jersey me mbi 100 mijë raste të konfirmuara.

SHBA, e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, ndiqet nga Italia me 25.869 viktima dhe Spanja me 22.524 viktima.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.8 milionë, me rreth 200 mijë të vdekur dhe rreth 800 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button