Çulev vizitoi Njësinë për ndërhyrje të shpejtë

Ministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev sot në kuadër të aktiviteteve të rregullta të tij, veçmas në drejtim të realizimit të obligimeve dhe kompetencave të policisë lidhur me ballafaqimin me epideminë e koronavirusit ka vizituar Njësinë për ndërhyrje të shpejtë në Qendrën policore “Gjorçe Petrov” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Siç ka informuar MPB, në bisedën me njerëzit udhëheqës të Njësisë, ministri Çulev është informuar drejtpërdrejtë mbi gjitha detyrat aktuale të pjesëtarëve të Njësisë për ndërhyrje të shpejtë rreth zbatimit të masave, dekreteve dhe rekomandimeve të Qeverisë, por edhe në pjesën e kompetencave ligjore të kësaj organizate të MPB-së.

Çulev ka thënë se MPB ka realizuar me sukses furnizimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të gjitha sasitë e nevojshme kanë arritur në depot e ministrisë dhe një pjesë e madhe e tyre janë shpërndarë veçmë në gjitha njësitë organizative.

Për ministrin, siç theksohet, është e rëndësisë së madhe roli i policisë në realizimin e strategjisë institucionale në luftën kundër epidemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button