Iran, është rritur në 5.650 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 76 viktima të reja në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.650 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Portalb.mk.

Sipas deklaratës në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 76 vdekje dhe 1.134 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 5.650 ndërsa numri i rasteve në 89.328, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.096 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 68.193.

Jahanpour shtoi më tej se deri më tani, në Iran janë kryer 410.075 teste për koronavirusin.

– Rouhani paralajmëron popullin 

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani në një fjalim në mbledhjen e Bordit kombëtar për luftën kundër COVID-19 bëri të ditur se kufizimet që janë hequr gradualisht në vend ditët e fundit nuk nënkuptojnë se kërcënimi i virusit është eliminuar.

“Hapat dhe vlerësimet, pavarësisht se jemi në rrugën e kontrollit të pandemisë, tregojnë se sëmundja mund të përhapet edhe më shumë nëse bie niveli i ndërgjegjësimit të qytetarëve. Në këtë situatë ne duhet të vendosim përsëri në zbatim kufizimet”, tha Rouhani duke theksuar domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të distancës sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button