Pendarovski planifikon takim liderësh në gjysmën e parë të majit

Presidenti, Stevo Pendarovski, planifikon që të organizojë takim liderësh në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti i presidentit kanë konfirmuar për MIA-n se në takimin në maj, do të flitet për rrjedhën e mëtejmë të procesit politike në vend, si dhe për periudhat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Në këtë periudhë të gjitha përpjekjet dhe resurset shtetërore duhet të jenë të orientuara drejt ballafaqimit me pandeminë e koronavirusit”, kanë deklaruar nga kabineti i Pendarovskit.

Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë kërkoi që presidenti Stevo Pendarovski të thirr takim të ri liderësh për të gjetur rrugëdalje, për siç thotë, “gjendjen e krizës në të cilën gjendet shteti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button