LSDM: Nuk ka nevojë për takim liderësh

Nënkryetari I LSDM-së, Kosta Petrov, duke komentuar qëndrimin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se tani nuk ka nevojë për organizim të takim liderësh, pasi momentalisht më e rëndësishme është tejkalimi i pandemisë së koronavirusit dhe zgjidhja e pasojave ekonomike të shkaktuara nga kjo, njofton Portalb.mk.

“Ne vlerësojmë se nuk është koha të flitet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të bisedohet për atë kur të vijë koha. Fokusi ynë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve tanë dhe masat ekonomike me qëllim të ruajmë sa më shumë vende pune, të ndihmojmë numrin më të madh të qytetarëve dhe ta fitojmë këtë krizë të koronavirusit”, ka deklaruar Petrov.

Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë kërkoi që presidenti Stevo Pendarovski të thirr takim të ri liderësh për të gjetur rrugëdalje, për siç thotë, “gjendjen e krizës në të cilën gjendet shteti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button